PD: Shullazi nr 2 brutalizon gazetarin, nuk hap gojën as Ministri, as Rama-Ora News

Ora News Lajme 2016-05-10

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ngjarja e rëndë ku u dhunua në mënyrë barbare gazetari Eduart Ilnica ka shkaktuar reagime të ashpra që dënojnë atë ç?ka ndodhi të hënën në mbrëmje në kryeqytet.
Kreu i Komisionit për Median, Genc Pollo, pasi vizitoi Ilnicën në spitalin e Traumës u shpreh se akte të tilla janë tejet të rënda dhe duhen dënuar në mënyrën më absolute, duke i bërë thirrje autoriteteve të ndëshkojnë përgjegjësit.
Pollo: Vizitova gazetarin Eduard Ilnica të dhunuar britalisht dje në darke nga një personazh që e mban veten për të fortë zone dhe shef sporti. Është një ngjarje kulmore në një sërë aktesh të dhunshme që kanë përfshirë stadiumet tona por fatkeqësisht nuk kemi parë reagime nga autoritetet duke filluar nga qeveria dhe ministria përgjegjëse për sportin. Sot arriti kulmin dhe unë dëshiroj që Eduard Ilnica të shërohet sa më parë. Të gjithë dëshirojnë që dhunuesit e tij të përballen ashtu siç duhet me ligjin. Po mendoj që askush nuk e kupton që as ministri i Brendshëm dhe as ministrja e Sporteve deri në këto moment nuk janë prononcuar. Nuk kanë dënuar dhunën brutale, nuk janë solidarizuar me gazetarin e plagosur rëndë. Ndoshta kjo ka të bëjë me personin dhunues sepse sipas informacioneve të para është kushëri i Shullazit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-shullazi-nr-2-brutalizon-gazetarin-nuk-hap-gojen-as-ministri-rama/

Share This Video


Download

  
Report form