Shtrenjtohen banesat, BSH: Në tremujorin e parë 2016, indeksi i çmimeve u rrit 11.3%

Ora News Lajme 2016-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka e Shqipërisë konstaton një rritje mbi 11% të çmimit të banesave në tremujorit të parë të këtij viti. Sipas ndërtuesve, rritja nuk ka ardhur nga kërkesa, por nga taksat vendore. Ata deklarojnë se fitimi do të ruhet dhe se çdo rritje e taksave do t?iu faturohet qytetarëve, në çmimin final të shitjes së banesave.
Çmimet e shitjes së banesave kanë pësuar një rritje të ndjeshme në tremujorin e parë të këtij viti, të vlerësuar nga Banka e Shqipërisë në rreth 11.3%.
Institucioni mbikqyrës bankar vlerëson se indeksi i çmimit të banesave pas rënies së shënuar në tremujorin e katërt, iu rikthye normave rritëse në muajt e parë të 2016-ës.
Por sipas ndërtuesve, rritja e çmimeve nuk vjen nga kërkesa për banesa, por nga rritja e taksave vendore.


Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/shtrenjtohen-banesat-bsh-ne-tremujorin-e-pare-2016-indeksi-i-cmimeve-u-rrit-11-3/

Share This Video


Download

  
Report form