Përgjimet, PD: Të thirren për raportim titullarët e Agjencive të sigurisë. Kundër PS

Ora News Lajme 2016-05-16

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debati për përgjimet ka dominuar mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë.
Partia Demokratike përmes deputetit të saj Flamur Noka e cilësoi çështjen si një skandal të madh.
Ai tha se një grup deputetësh kanë ndërmarrë një kërkesë për të thirrur në Komisionin e Sigurisë për sqarime Ministrin e Brendshëm, Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e SHISH dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Por një fakt i tillë u kundërshtua nga deputetët e PS-së me pretendimin se për çështjen ka nisur një hetim. Pas debateve, ata u larguan nga mbledhja e Komisionit të Sigurisë.
Ndërsa deputetët e LSI, insistuan që fillimisht të kërkohet informacion zyrtar dhe pastaj të thirren titullarët e institucioneve nëse është e nevojshme.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/pergjimet-kreret-e-agjencive-te-sigurise-raportojne-te-marten-ne-komision/

Share This Video


Download

  
Report form