Debat te Komisioni i Sigurisë për përgjimet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-16

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kërkesa e opozitës per te thirrur ne seance dëgjimore ministrin e Brendshëm, drejtorin e Policisë, kryeprokurorin dhe kreun e shërbimit sekret, mbi ekzistencën ose jo të nje pajisjeje përgjimi, shkaktoi debate ne Komisionin e Sigurisë. I bindur se Policia e Shtetit, ka ne dispozicion pajisjen sekrete dhe per ketë është ne dijeni edhe ministri i Brendshëm, demokrati Falmur Noka e quajti ketë nje skandal. Por socialistet kërkuan nga opozita te paraqesë dokumenta ose prova te tjera qe ngrëne dyshime te arsyeshme per pajisjen e përgjimit. Per deputetin e LSI Luan Rama, nëse provohet përgjimi i paligjshëm, atëherë përgjegjësia është e larte. Debati u s?postua mbi renditjen e zyrtarëve në seancë dëgjimore. Socialistët u larguan nga mbledhje, duke ritheksuar se më parë duhet të njiheshin me faktet që disponon opozita dhe më pas të flisnin për seanca dëgjimore. Ndërkohë Luan Rama i LSI kërkoi që më parë të dëgjohej kreu i Shërbimit Informativ, prej të cilit sipas tij mund të merrej një informacion më i detajuar. Por opozita nuk pranoi propozimin, duke e mbetur stoike në qëndrimin e saj për nisjen e dëgjesave me ministrin e Brendshëm. Mbledhja e radhës zhvillohet të martën. - See more at: http://vizionplus.al/debat-te-komisioni-i-sigurise-per-pergjimet/#sthash.XDA6iaKv.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form