Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjithçka jo e zakonshme përbën lajm. Jo i zakonshëm ishte dhe takimi mes kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, dhe ish-kryeministrit Pandeli Majko, para mesditës në "Hotel Rogner", të ekspozuar para qytetarwve dhe medias.
Pandeli Majko një figurë me reputacion në majtën shqiptare, flitet si kandidat i mundshëm për president në vitin 2017. Mësohet se kafja është thirrur nga socialisti Pandeli Majko, por a mund të jetë ky takim një kërkesë, për mbështetje dhe tentativë për të marrë konsensusin e opozitës për garën presidenciale?! Askush nuk e konfirmon këtë, po kjo mbetet për tu parë nga zhvillimet e ardhshme!
Zyrtarisht pas kafes e cila zgjati për rreth 30 minuta, u tha se arsyeja e takimit ishte Asamblea Parlamentare e NATO-s, që nis më 27 maj në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/basha-ne-...