http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pa ratifikimin e marrëveshjes per përcaktimin e kufirit me Malin e Zi nuk do te kete liberalizim te vizave per Kosoven. Komisioneri europian për Zgjerimin, qe vizitoi Prishtinen, ishte i qarte ne mesazhet e tij per politiken kosovare. Hahn mblodhi bashke ne nje takim krerët e PDK, LDK dhe tre partive te opozitës,Vetëvendosja, AAK dhe Nisma. Keto te fundit kishin paralajmëruar se nuk do te lejonin ratifikimin e marrëveshjes per demarkacionin.?Ishte nje diskutim intensiv. Folëm për përkushtimin nga të gjitha partitë për zhbllokimin e situates ne Kosovë. Isha i qartë se pa zgjidhjen e demarkacionit nuk ka liberalizim te vizave. Jemi të gatshëm të ndihmojmë, por në fund vendimi duhet të merret nga institucionet e Kosovës.Shpresoj që këto çështje të zgjidhen?.Hahn këshilloi forcat politike te ulen ne bisedime per përmbushjen e kushteve te Komisionit Europian per heqjen e vizave. Qeveria, tha Hahn duhet te dëgjoje edhe zerin e opozitës dhe te arrihet kompromis.Gjate vizitës ne Kosove, eurokomisioneri u ndal edhe tek marrëveshja e stabilizim asociimit te Kosovës me BE, ndërsa tha se ajo kërkon reforma në sistemin gjyqësor, luftë ndaj krimit dhe veçanërisht bashkëpunim mes qeverise dhe opozitës. Zyrtari europian foli gjatë takimit të nivelit të lartë per MSA-ne mes Kosovës e BE-së dhe mbajti nje konference te përbashkët me kryeministrin Mustafa. Shefi i qeverise shprehu zotimin e ekzekutivit per zbatimin e saj.- See more at: http://vizionplus.al/beni-reforma-luftoni-krimin/#sthash.JA6AdaI4.dpuf