Gjykata apelit administrative rrëzon kërkesën e Bashkisë së Tiranës për përjashtimin e trupës gjykuese e cila ditën e enjte do të shqyrtojë në themel padinë për pezullimin e ndërtimit tek diga e liqenit.
Vendimi u mor nga relatori Bari Shyti dhe anëtarët Lindita Sinana e Artur Malaj.
Sipas Bashkisë gjyqtarja Enekleida Metaliaj kishte lidhje farefisnore me Artur Metaliajn i cili rezulton në lidhje biznesi dhe ortak i Bashkim Ulajt pronar i ?Gener 2? që po ndërton pallatet te liqeni. Menjëherë pas vendimit të gjykatës ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Veliaj tha se Gjykata e Apelit administrative nuk mund të gjykojë këtë çështje pa u shprehur me parë Gjykata e Lartë e cila ka marrë në shqyrtim kërkesën e komitetit të digave për të mos lejuar ndërtimet.
Por Veliaj garantoi se ndërtimet tek diga e liqenit nuk do lejohet dhe për këtë ai tha se po merren disa masa, pavarësisht nëse Gjykata do lejojë punimet, këto masa ai nuk pranoi t?i bëjë publike