Debati për përgjimet - Ndreu: Një e dhënë s’të vriste as në kohën e Kanunit, sot shitet si e vërtetë

Ora News Lajme 2016-05-19

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Marrë shkas nga debati i nxehtë për përgjimet dhe raportin e katër titullarëve të institucioneve dje në Komisionin e Sigurisë, deputeti socialist Pjerin Ndreu tha se politika ka çuar në degradimin total të sistemit të marrjes, përpunimit dhe transmetimit të informacionit.
Nga foltorja e Kuvendit, ai deklaroi se është e patolerueshme që një informacion apo e dhënë të shitet si e vërtetë.
Ndreu: Të frymëzuar nga politika jonë është degraduar totalisht sistemi i marrjes, përpunimit dhe transmetimit të informacionit. Kjo u duk qartë dhe dje.Për të gjithë ata që kanë kulturën minimale të njohjes së informacionit e dhëna në momentin që merret nuk shitet si e vërtetë. Në kohën e parlamentarëve tonë merret dhe hidhet në publik, helmon mendjet e njerëzve dhe shitet si e vërtetë.
Ndreu tha se edhe në kohën e Kanunit një e dhënë nuk mund të përdorej për të kaluar në veprim.
Ndreu: Kjo as në kohën e Kanunit nuk ka ndodhur, edhe kur dikur në Kanun dyshohej se filan fisteku ka vjedhur apo bërë një vrasje, ky informacion apo e dhënë nuk u bënte shkak për të vepruar dhe vrarë tjetrin se nuk lejohej në Kanun. Por ka qenë instituti ?Besë? me 12 apo 24 burra që ishin garanci për atë që bënte be, merrej vesh ka ndodhur apo nuk ka ndodhur. Kurse këtu mjafton ta thotë dikush, kushdoqoftë, merret dhe bëhet alibi për të njollosur dhe sulmuar mazhorancën. Është situatë tejet e rëndë.
Duke iu rikthyer sërish seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, Ndreu tha se
Ndreu: Duke marrë parasysh ato që thanë drejtuesit e institucioneve. Marrim Drejtorin e SHISH, në cilin rast dhe paragraf tha se është përgjuar, tha kam një të dhënë pa konfirmuar. E dhëna është shkak për të lëvizur, por jo për të bërë zhurmë. Ja bëri prezent Prokurorit dhe Presidentit, nuk ja bëri Kryeministrit dhe pse e ka detyrim ligjor. Ja bëri prezent opozitës, e mori opozita dhe e përdori si alibi për të sulmuar. Po me çfarë sulmon? Me një të dhënë të pakonfirmuar. Si ka mundësi? Ky është abuzim, papërgjegjshmëri dhe tallje me opinionin publik.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/pjerini-politika-ka-degraduar-sistemin-e-informacionit-dhe-ne-kohen-e-kanunit-nje-e-dhene-ste-vriste/

Share This Video


Download

  
Report form