Haxhi Giu, dy vjet e katër muaj në qeli - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-19

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar këtë të enjte, ish- prokurorin Haxhi Giu me 3 vjet e 6 muaj burg. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet 1/3 e dënimit dhe ai do vuaj përfundimisht 2 vjet e katër muaj burg.Ish-prokurori u arrestua për korrupsion me marrjen e ryshfetit ne shumen e 29 mijë eurove. Ndërkohë, 2 vjet burg janë dhënë nga Prokuroria për të pandehurin tjetër Aleks Shpori, i cili me të njëjtën formë gjykimi do të shlyejë 1 vit e 4 muaj. Një nga provat kryesore te akuzues per Giun ishte përgjimi telefonike. Regjistrimi i bisedave ka nisur për ndryshimin e masës për te pandehurin Paulin Shpori, i arrestuar për trafik droge në vitin 2014.I burgosuri u përgjua teksa fliste me vëllanë e tij, Aleksin dhe mësohet se ky i fundit, i ka premtuar shumën e parave Prokurorit për të ndryshuar vendimin e Gjykatë. Në cilësinë e provës materiale, policia i sekuestroi Giut shumën prej 28 mijë e 800 eurosh. Gjithashtu si prova shërbyen edhe DVD-te me pamje filmike të marra nga ambiente të ndryshme si lokale dhe exchange, vende këto ku janë zhvilluar takimet mes ish prokurorit dhe Aleks Shporit. Haxhi Giu njihet edhe si njeriu që hetoi dosjen e ?Shekullit?, atë të vrasjes se deputetit të PD-së, Azem Hajdari./vizionplus.tv

Share This Video


Download

  
Report form