http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë që ndërkombëtarët kanë intensifikuar presionin për anulimin e faljes së presidentit Ivanov, përfaqësues të BDI e VMRO-DPMNE kanë dërguar ne Kuvend disa propozime, mes te cilave dhe ate për ndryshimin e ligjit për falje nga ana e kreut të shtetit. Sipas draftit, parashikohet që Presidenti të mund të tërheqe vendimet pa dhenë asnjë arsye, por dhe mund t?i anulojë ato nëse kjo gje kërkohet nga personat në fjalë. Ndërkohë i njëjti draft, i futur ne rend dite, parashikon dhe ndryshimin e ligjit për privatësinë, ku ndalohet publikimi, përpunim dhe posedimi i të gjitha materialeve nga bisedat e përgjuara në periudhën 2008-2015. Në rast miratimi i këtij drafti, kjo do të thotë se do të ndalohet publikimi i të ashtuquajturave ?Bombat e Zaev?. Nga ana e tyre, deputetët e partisë më të madhe opozitare, LSDM, nuk kanë marrë pjesë në punimet e këtij Kuvendi. Zaev e cilësoi projektligjin për faljen si një tentativë për falje selektive, ndërkohë që kërkoi vetëm anulimin e tij nga ana e presidentit Ivanov. Ai akuzoi deputetet e te dyja partive ne pushtet se po miratojnë vendime të njëanshme në kundërshtim me marrëveshjen e Shkupit. Me herët, nje apel të ngjashëm ka bërë dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan per Evropën dhe Azinë, Hojt Yee. Zyrtari amerikan kërkoi përkrahje te institucioneve te zbatimit te ligjit, përfshirë edhe Prokurorinë Speciale, qe do te zbardhe skandalin e përgjimeve. - See more at: http://vizionplus.al/shtohet-presioni-mbi-ivanovin/#sthash.Jgath1Uk.dpuf