Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që të publikojë formularët e vetdeklarimit të funksionarëve publik. Kryetarja e komisionit u shpreh se vonesa erdhi për shkak të disa paqartësive në ligj dhe për këtë ajo bëri përgjegjës hartuesit e ligjit.Opozita hodhi akuza në lidhje me vonesën e publikimit të formularëve ndërsa KQZ dha si argument përgjigjen që priste nga komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi publikimin e listave të formularëve të vetdeklarimit.Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deklaroi se pavendosmëria për të marrë këtë vendim erdhi për shkak të disa paqartësive që ka ligji duke kritikuar hartuesit e tij të cilët nuk e kanë përcaktuar qartë nëse një element itillë cënon ose jo privatësinë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-publikon-listen-e-49-keshilltareve-qe-nuk-kane-plotesuar-formularin/