Report TV - Konferenca për Kancerin e Gjirit: Apel grave, kryeni mamografinë

Report TV 2016-05-20

Views 5

Universiteti i Mjekësisë ka organizuar një konferencë për kancerin e gjirit. Në këtë konferencë ishin të pranishëm doktoresha italiane Maria Giovana Garri, Roberto Capone përgjegjës i dietës mesdhetare pranë organizatës CIEHAM si dhe Rektori i Universitetit Mjekësor Arben Gjata. Apeli i kësaj koference ishte që të gjitha gratë duhet të kryejnë mamografinë për të zbuluar kancerin e gjirit si dhe të ushqehen mirë.

Doktoresha italiane Maria Giovanna Garri u shpreh se çdokush duhet të ushqehet shëndetshëm, ndërkohë që u bëri apel të gjitha grave që të kryejnë mamografinë.

?Ne ju themi që në radhë të parë të hani ushqime të shëndetshme. Unë ju bëj thirrje të gjitha grave që të bëjnw mamografinë në mënyrë që kanceri i gjirit të zbulohet në kohë. Mamografia tregon imazhet që nuk mund të dallohen nga mjekët. Duke filluar nga 40 vjeç, kontrolli nga mamografitë nuk ndëpritet asnjëherë, mamografia lexon mirë gjirin dhjamor gjatë plakjes. Kur njerëzit e shëndetshëm flasin për parandalim presin që ne ti shpjegojmë se si të mos sëmuren. Të flasim për si mos të sëmuremi është parandalimi i parë, të ndalojmë duhanin është njëra anë, mos konusmoni alkol është ana tjetër. Hani ushqime të shëndetshme? - u shpreh doktoresha italiane.

Share This Video


Download

  
Report form