Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbeten në qeli 5 punonjëset e Shtëpisë së Fëmijës ku janë abuzuar seksualisht tre fëmijë të mitur. Në seancën për caktimin e masës së sigurisë të zhvilluar me dyer të mbyllura, 5 punonjëset e arrestuara si përgjegjëse për këtë skandal kanë mohuar akuzat.
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka lënë në burg 5 punonjëset e Shtëpisë së Fëmijës Shkollore, mes tyre edhe ish-Drejtoren Albana Llazani.
Në seancën gjyqësore që zgjati rreth 3 orë, e zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e mediave dhe familjarëve, gjykatësi Hasan Selimi miratoi kërkesën e Prokurores së çështjes Arta Marku, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tyre.
Pesë të pandehurat kanë deklaruar se akuzat ndaj tyre janë të pabaza, ndërsa avokatët mbrojtës kanë theksuar se dëshmitë që paraqiten si provë janë kontradiktore, përfshirë dhe ato për dhunë seksuale të ushtruar nga djali i ish-Drejtoreshës, pasi 15 vjeçari vuan nga autizmi dhe prapambetja e thellë mendore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrest-me-burg-per-ish-drejtoreshen-dhe-4-punonjeset-e-qendres-se-femijeve/