84% të dëmit të shkaktuar në arkën e shtetit, rreth 840 milionë dollarë, janë shkaktuar nga Koncesionet dhe Administrimi i Pronës Shtetërore.
Open Data Albania ka hulumtuar në lidhje me Dëmin Ekonomik të shkaktuar ndaj Buxhetit të Shtetit, për vitin 2015. Dëmi në total arrin 1 miliardë dollarë për vitin e shkuar. Nga këto 100.5 miliardë lekë dëm ekonomik është shkaktuar në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore dhe 5.3 miliardë lekë janë shkelje të tjera të disiplinës financiare.
Riskun më të lartë në këtë fushë e shënon sektori energjetik dhe ai i hidrokarbureve. Duke ju referuar të dhënave të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Open Data Albania thotë se nga totali prej 1 miliardë dollarësh, 100.5 miliardë lekë dëm ekonomik është shkaktuar në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore dhe 5.3 miliardë lekë janë shkelje të tjera të disiplinës financiare. Riskun më të lartë në këtë fushë e shënon sektori energjetik dhe ai i hidrokarbureve.
Në harkun kohor 2012-2015 dëmi i shkaktuar në sektorin e Administrimit të Pronës Shtetërore dhe Koncesioneve është rritur mbi tetë herë. Në vitin 2012 ky sektor shënonte 12.7 miliardë lekë dëm nga 13.5 miliardë lekë që ishte dëmi ekonomik total.
Sektori i Tatim- Taksave dhe ai i Doganave janë dy fusha të tjera në të cilat është shkaktuar një dëm i lartë ekonomik ndaj Buxhetit të Shtetit. Këto dy sektorë shënojnë një dëm prej 12.6 dhe 4.2 miliardë lekësh. Dëmi në këto dy sektorë ka ardhur në rritje që prej vitit 2012, por ky fenomen ndjehet më shumë vitin e fundit ku dëmi në sektorin e tatim ? taksave është rritur 45 herë dhe dëmi në sektorin e doganave është rritur 5 herë krahasuar me një vit më parë. Në fushën e tatimeve kjo rritje vjen edhe si pasojë e ndryshimit të metodologjisë dhe aksesit për auditim. Dëmi në Prokurime Publike në vitin 2015 ishte 2.6 miliardë lekë, ose 2% e dëmit ekonomik total.