Report TV - Shëngjin,familja në varfëri ekstreme OSHEE i ndërpret edhe energjinë

Report TV 2016-05-22

Views 0

Varfëri ekstreme, të sëmurë dhe sëfundmi pa energji elektrike. Kjo është situata me të cilën përballen 5 anëtarë të familjes Prenga të cilët jetojnë në një banesë në qytetin e Shëngjinit, që vetëm emrin ka të tillë, pasi nuk ka kushtet minimale për të jetuar.

Situata e kësaj familje është një dramë njerëzore. Zonja e shtëpisë, Angje Prenga ka një sëmundje kronike, ndërsa prej më shumë se 1 viti ka humbur plotësisht shikimin.

Sikur të mos mjaftonte gjendja e rëndë ekonomike, tashmë ju duhet të jetojnë edhe në errësirë, pasi prej disa javësh i?u është ndërprere energjia elektrike, për shkak se rezultojnë debitor.

Kryefamiljari Arben Prenga rrëfen se jeta e familjes së tij mbetet një kalvar vuajtjesh dhe mundimesh, ndërsa e vetmja e ardhur për familjen e tij është ndihma ekonomike prej 40 mijë lekesh, para të cilat nuk i dalin as për ilaçet e bashkëshortes.

Arbeni bën apel që ti rikthehet energjia, pasi shprehet se faturat i ka lënë pa paguar ngaqë nuk ka pasur mundësi dhe nuk ka arritur të gjejë para borxh për ti shlyer. Dhe ndërprerja e energjisë i ka vështirësuar më tepër kushtet e familjes së tij.

OSHEE ka bërë të ditur se familja në fjalë ka një debi prej 3 milion lekesh, të cilat janë akumuluara prej vitesh. Rasti i kësaj familje kërkon një reagim të menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse dhe të mbarë shoqërisë për t?iu ardhur sadopak në ndihmë.

Share This Video


Download

  
Report form