Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në të gjitha qëndrat ku rriten fëmijët jetimë do të vendosen kamera sigurie si dhe do të ngrihet një task-forcë që do të monitorojë performancën e tyre. Lajmin e ka bërë publik Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të barazisë gjinore, pas disa skandaleve në Shtëpitë e Fëmijës në vend, ku janë kryer abuzime.
Pas skandalit me fëmijët e Jetimores në qytetin e Shkodrës dhe Sarandës, Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, prezantoi një plan veprimi për mbajtjen nën kontroll të qendrave jetimore në të gjithë vendin.
Sipas Ministrit Klosi, plani parashikon vendosjen e kamerave të sigurisë në këto qëndra si dhe ngritjen e një task-forcë për kontrollin e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministria-task-force-per-kontrollin-e-jetimoreve-do-vendosen-dhe-kamera-sigurie/