Bregdeti i Durrësit, jo më në zonat e ndotura - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ata që do të zgjedhin bregdetin e Durrësit për të kaluar pushimet, nuk duhet të shqetësohen më për kushtet e higjienës. Në këtë përfundim është arritur pas matjeve që janë bërë nga specialistet në zona të ndryshme të bregdetit. Nestor Memsuri, Shef i Shëndetit Mjedisor pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik është shprehur se investimet e fundit, kanë ndikuar pozitivisht rritjen e pastërtisë se ujit të detit në plazhet e Durrësit dhe atë te Shkëmbit të Kavajës. Durrësi ka një vijë bregdetare prej 62 km nga Gjiri i Lalëzit deri në kufi me Golemin, tek përroi i Agait. Ka ende disa faktorë që shkaktojnë ende edhe sot një ndotje të konsiderueshme ne këtë gjatësi, siç janë lumenjtë Ishëm, Erzen si dhe kanali i hapur i Fushë Draçit. - See more at: http://vizionplus.al/bregdeti-i-durresit-jo-me-ne-zonat-e-ndotura/#sthash.kSJx1NLh.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form