http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje flamur shqiptar ishte vendosur ne zyrën e kryeministrit serb Aleksander Vuçiç, i cili priti këtë te marte sopranon me fame botërore Inva Mula.Flamuri qëndronte pas krahëve te yllit shqiptar te muzikës klasike, qe do te performoje mbrëmjen e se mërkurës ne Teatrin Kombëtar te Beogradit operën ?La boheme? te Giacomo Pucinit. Si kreui i qeverise serbe, edhe artistja shqiptare vlerësuan se shfaqja e saj do te kontribuoje ne promovimin dhe rritjen e raporteve kulturore mes dy vendeve. Shtimi i vizitave apo turneve te artisteve shqiptare e serbe dhe rritja e aktiviteteve te përbashkëta kulturore ishin nje dëshire, qe e ndanë se bashku. Vuçiç nuk e fshehu krenarinë qe pati mundësinë te takonte nje artiste te madhe si Inva Mula, zeri i se cilës i magjepsi shikuesit ne prodhimin e njohur te kinematografisë botërore, ?Elementi i peste?.Shfaqja e sopranos ne operën ?La Boheme? është pjese e nje marrëveshjeje per forcimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve. Per Inva Mulen emocionet jane te mëdha, pasi qe prej vitit 1945 ne skenën e Operës ne Beograd nuk është ngjitur asnjë artist shqiptar. - See more at: http://vizionplus.al/vucic-pret-inva-mulen-me-simbolet-shqiptare/#sthash.qWNB8ruC.dpuf