Report TV - 17-katëshi, Bashkia e Tiranës padit penalisht gjyqtarin Arjan Qafa

Report TV 2016-05-24

Views 9

Bashkia e Tiranës ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, Arjan Qafa, për konflikt të pastër interesi lidhur me gjykimin e çështjes së kompleksit të 5 pallateve 17 katëshe te Diga e Liqenit Artificial.

Në një njoftim për shtyp thuhet se "Bashkia e Tiranës ka denoncuar dhe argumentuar para publikut faktet që vërtetonin lidhjen e ngushtë të këtij gjyqtari me kompaninë ?Gener 2? dhe se, pikërisht për këtë arsye, gjyqi në fjalë është i montuar".

"Është fakt se gjykatësi Arjan Qafa është në konflikt të pastër interesi, pasi më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë ?Gener 2?. Është fakt se në 31 Mars 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) e ka kallëzuar z. Qafa në prokurori për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. Këto dy prova të pakundërshtueshme janë më se të mjaftueshme që, së pari, gjyqtari në fjalë të përjashtohet menjëherë nga trupi gjykues i çështjes, dhe së dyti, Prokuroria e Përgjithshme të nisë një hetim të hollësishëm për ndjekje penale ndaj tij", thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

Bashkia e Tiranës është e vendosur ta ndjekë deri në fund çështjen për të mos lejuar ndërtimin e 5 pallateve 17 katëshe te Diga e Liqenit, por njëkohësisht është e bindur se kjo çështje nuk mund të gjykohet as nga të afërmit, as nga ortakët e kompanisë ?Gener 2?.

Share This Video


Download

  
Report form