Vrasësi i Elton Çiços ka qenë në shërbim prove në kohën kur ka kryer ekzekutimin. Detyrimin për ta lënë në shërbim prove e ka vendosur gjykata e Tiranës, e cila në 30 mars 2016, një muaj para vrasjes së Çiços e ka dënuar Jani Alia me 4 muaj burgim për akuzën e ?Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".
?Shqiptarja.com? mëson se ky dënim është pezulluar nga gjykata duke e kaluar Jani Alia në shërbim prove duke e lënë atë 18 muaj në këtë shërbim. Kushti kryesor që gjykata i ka caktuar ka qënë mos konsumimi i alkoolit dhe mos shoqërimi me persona të dënuar.
Ky kusht është thyer nga Jani Alia pasi shoku i tij Renato Milloshi rezulton i dënuar disa herë nga gjykata e kryeqytetit. Edhe pse kishte vetëm një muaj që ishte dënuar dhe mbante kontakte të vazhdueshme me shërbimin e provës, Jani Alia ka organizuar vrasjen e hasmit të tij, duke eleminuar brenda në lokal ?De Niro? Elton Çiçon.