Vrasja e Elton Çiçës për borxhin 50 mijë euro? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-25

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ende asnjë gjurmë nga Jani Alia dhe Renato Milloshi, dy vrasësit e dyshuar të Elton Çiçes në 1 maj të këtij viti në një lokal në zemër të ?Bllokut?. Edhe pse policia ka vënë në dispozicion 500 mijë lekë për atë që ka dijeni mbi vend ndodhjen e tyre, deri më tani, informacionet nuk kanë rezultuar të sakta. Pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes, pasi autori kryesor i krimit, Jani Alia nga Tepelena, ka patur një konflikt të hershëm me Elton Çiçën, kur kanë qenë që të dy të burgosur në Greqi. Seria e atentateve të ndërsjellta vijoi kur ata lanë qelitë dhe u kthyen në Shqipëri. Por në të gjitha rastet, ka patur vetëm të plagosur. Një tjetër pistë qe po ndiqet me vëmendje është edhe ajo e një konflikti për pazaret e drogës. Burime të policisë, bëjnë të ditur se Renato Milloshi i kishte dhënë Çiçës 50 mije euro dhe ky i fundit, nuk ja kishte kthyer. Ende nuk dihet nëse kjo shume parash ka qene për trafikun e narkotikëve, por mos kthimi i shumës, ka futur ne konflikt palët. Duket se interesi i Jani Aliajt për hakmarrje është përputhur me çështjen e borxhit 50 mijë euro të Milloshit e për pasojë të dy të dyshuarit kanë organizuar atentatin. Policia ka bërë verifikimet e duhur,a nga të cilat rezulton se as Alia dhe as Milloshi, nuk kanë dalë nga Shqipëria, por fshihen në vend. - See more at: http://vizionplus.al/vrasja-e-elton-cices-per-borxhin-50-mije-euro/#sthash.Lg4eR1un.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form