Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tregjet vijojnë të jenë në kushtet skandaloze, ndërsa kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit mungojnë pavarësisht denoncimeve të konsumatorëve dhe vëzhgimet e bëra nga Ora News. Edhe pamjet e rradhës në tregjet e disa qyteteve tregojnë se peshku, produktet me origjinë shtazore dhe fruta-perimet shiten në tregje ambulatore, mes pluhurit, ndotjes dhe të ekspozuara një qiell të hapur. Autoritetet shëndetësore dhe konsumatorët i bëjnë thirrje AKU-së të veprojë për të mos lejuar tregje në të tilla kushtet, pasi konsumimi i produkteve të pakontrolluara rrezikojnë të kthehen në helmuese për konsumatorët.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk është vënë në lëvzje për të mos lejuar tregtimin e produkteve të ndryshme si mishi, peshku, ato me origjinë shtazore, pavarësisht denoencimeve të shumta nga konsumatorët dhe vëzhgimet e bëra nga Ora News mbi situatën problematike në tregjet e vendit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/produktet-tregtohen-ne-rruge-aku-asnje-mase-rrezikohen-konsumatoret/