Deputeti i Partisë Socialiste Alfred peza në një dalje për mediat, ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike ka gënjyer sa i takon një liste prej 19 emrash deputetësh socialist që ai thoshte se ishin të përfshirë në vepra të ndryshme penale brenda e jashtë vendit, ndërkohë që ligjit të dekriminalizimit i ka fshehur deputetin Flamur Noka.
Peza ka shtuar se, lideri democrat Basha duhet të merret me deputetin democrat, Flamur Noka, i cili ka fshehur të dhënat në formularin e vetëdeklarimit.
Peza ka theksuar se Partia Socialiste do t?i shkojmë deri në fund pastrimit të zyrave të shtetit nga persona me rekorde kriminale dhe se ajo bën ligje për të pastruar Shqipërinë nga gërmadhat e kudondodhura që la pas qeveria e vjetër.