Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 45 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me plumb në qafë në Itali. Petrit Nikolli rezident prej disa kohësh në Itali dhe profesion hidraulik është vrarë gjatë natës në qytetin e Riminit.
Shqiptari është qëlluar me pistoletë gjysmë automatik rreth orës 23.00 të një 25 majit 2016, në lungomaren e komunës Rivabella në provincën e Riminit përballë restorantit ?Cavalieri Spiaggia? .
Vrasja- Mediat lokale italiane informojnë se ka qenë ora 23:00 kur pranë viktimës është afruar nëj makinë nga e cila ka dalë një burrë, mendohet bashkëatdhetar. Fillimisht mes tyre ka pasur debat me fjalë më pas autori ka nxjerrë pistoletën, gjysmë automatik, duke e qëlluar direkt e në qafë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ekzekutohet-40-vjecari-shqiptar-babai-i-3-femijeve/