Jetimoret mbyllen brenda vitit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brenda këtij viti, te gjitha jetimoret do te mbyllen dhe 140 fëmijët qe marrin shërbim ne to, duhet te sistemohen ne familje kujdestare. Kjo ishte kërkesa e Ministrit te Punës Blendi KLosi ndaj kryetareve te bashkive, qe kane qendra rezidenciale per fëmijët ne njësinë e tyre te administrimit. 9 mije leke te reja ne muaj, do t?i paguaje shteti çdo familje qe merr përsipër kujdestarinë per fëmijët jetime dhe 25 mije leke te reja çdo fillim shkolle për librat dhe shërbime shëndetësore. Familja qe përzgjidhet nga pushteti vendor, se pari duhet te shprehe dëshirën per te mbajtur dhe rritur fëmijën ne te njëjtat kushte me fëmijët biologjike. Nuk ka rendësi niveli ekonomik i familjes kujdestare, por detyrimisht ajo nuk duhet te ketë probleme dhune apo divorci. Kohen e qëndrimit te fëmijës ne familjen kujdestare e përcakton Gjykata. Ndërsa prindërit do te jene gjithë kohen nen monitorim per mënyrën e trajtimit te fëmijës qe marrin ne kujdestari. Çdo shkelje nga ana e tyre, do te ketë penalitete te renda. Ndërkohe jetimoret do te kthehen ne qendra ditore për shërbime te ndryshme ndaj këtyre fëmijëve. Përfaqësuesit e pushtetit vendor, theksuan se tarifa e kujdestarisë prej 9 mije lekësh është mjaft e ulet dhe se nuk mbulon shpenzimet qe ka një familje normale për fëmijën. - See more at: http://vizionplus.al/jetimoret-mbyllen-brenda-vitit/#sthash.ZweRnoIW.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form