Report TV - E cilësoi Ramën kriminel, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

Report TV 2016-05-27

Views 0

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Parlamentit ish kryeministrin Sali Berisha, pasi ai e cilësoi kryeministrin Edi Rama kriminel në seancën plenare të kësaj të enteje.

Kërkesën për masë disiplinore ndaj Berishës e ka bërë grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Ky vendim sipas nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho është i pritshëm pasi ky parlament, tha ai, është kthyer në një vend për t?u qeshur e për t?u qarë.

Ai tha se nëse ke lidhje me krimin dhe korrupsionin, në Kuvend quhesh i zoti.

?Berisha bëri akuza me karakter politik, por Rama nuk iu përgjigj. Parlamenti është kthyer në një vend për të qeshur e për të qarë. Po të jesh deputet me lidhje me krimin, po të jesh kondrabandist, nderohesh. Nëse ke kontribuuar në ngritjen e një kuvendi dhe organeve të pushtetit vendor me njerëz të tillë konsiderohesh drejtues i zoti.? tha Edmond Spaho.

Share This Video


Download

  
Report form