Vëllai i Lulzim Cakës, Julian Caka ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë i ka vënë gjobë 20 mijë euro një personi.
Sipas të dhënave të policisë, bëhet e ditur se, kapja e Julian Cakës është bërë i mundur falë operacionit të koduar ?Bashkëpunimi? në të cilin është prangosur edhe Gentian Kica dhe është shpallur në kërkim Kelmend Kastrati, i cili ka qenë shënjestra e atentatit tek Mulliri i artë në Fier më 8 janar të këtij viti.
Policia shton se tre personat janë marrë me trafikim të lëndëve narkotike dhe për ketë arsye kanë shtrënguar për dhënie pasurie duke i vënë gjobë 20.000 euro një personi me iniciale A.B.
Sipas saj, gjatë zhvillimit të hetimit me metoda speciale, u bë e mundur sigurimi provave materiale, sekuestrimi i 12 aparateve telefonik celular dhe disa pamjeve filmike.