Report TV - 53% e nxënësve janë mbipeshë e obezë, më të prekur janë djemtë

Report TV 2016-05-28

Views 1

53% e nxënësve shqiptarë janë mbi peshë dhe shumica e tyre janë obezë. Një raport i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit i bërë me nxënësit e arsimit fillor dhe atij të mesëm ka zbuluar se fëmijët shqiptarë po ushqehen keq.

Mbipesha dhe obeziteti dallohen më shumë tek nxënësit në shkollat e qyteteve të mëdha. Vetëm në qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Fierit dhe Shkodrës, janë testuar 181 mijë nxënës dhe ka rezultuar se 57% e tyre janë mbipeshë ose obezë. Nga studimi ka rezultuar mbipeshë nw shifra tw lartw, janë nxënësit në shkollat e Gjirokastrës, ndërsa pesha optimal është ajo e nxënësve në qarkun e Dibrës.

Mbipesha më e madhe është parë tek djemtë, ndërsa tek vajzat është vënë re një shifër më e ulët.

Por sipas këtij studimi pesha trupore për nxënësit vjen gjithmonë duke u rritur. Për fëmijët mbi 15 vjeç është parë se janë 12-45% mbi peshë e duhur.

Ky studim ngre shqetësimin se nxënësit rrezikojnë që të jenë mbipeshë edhe në moshë të madhe, gjë që mund të sjellë probleme shëndetësore për ta.

Studimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit i sugjerojnë nxënësve të mos konsumojnë ushqime nëpër fast-food apo ushqime të gatshme në supermarket.

Gjithashtu ky studim u kërkon prindërve që të kujdesen më shumë për mirëushqyerjen e fëmijëve.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS