Report TV - Basha: Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi cenon tryezën e dialogut

Report TV 2016-05-28

Views 1

Kryetari i PD Lulzim Basha e cilëson përjashtimin me 10 ditë nga kuvendi të ish kryeministrit Sali Berisha, një përpjekje për t'i mbyllur derën opozitës për reformën në drejtësi. Duke e cilësuar një vendim politik kreu i PD lë të kuptohet se në këtë mënyrë u shënuan hapa mbrapa për uljen e palëve në tryezën e dialogut për reformën në drejtësi.

Deklarata e plotë e Bashës
"Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga parlamenti me 10 ditë, është shenjë e krizës së rëndë ku gjendet Edi Rama me të tijtë. Kjo krize ka arritur në nivelin ku nuk përballojnë më debat, nuk kanë argumenta, kapen në flagrancë nga faktet e dëshmitë që provojnë krimin dhe korrupsionin e tyre dhe ju ka mbetur te tregojnë vetem kartonat në byro.
Njekohesisht kjo eshte edhe nje kujtese e peshtire e dy standarteve te kesaj mazhorance te kalbur ne krime vese dhe korrupsion. Nga njëra anë nderohet vulgu i vulgut, Sadri Abazi që i thotë kundërshtarit të pres veshin, nga ana tjetër dënohet denoncuesi i të keqes, i aferave tronditëse, Sali Berisha.

Share This Video


Download

  
Report form