Report TV - Universitetet, ja si do përzgjidhen fituesit, Plarent Ndreca: Mesatarja 6

Report TV 2016-05-29

Views 5

Ministria e Arsimit ka gati sistemin i cili do bëjë përzgjedhjen e fituesve në Universitet. Në një intervistë për Report TV sekretari i MAS Plarent Ndreca thotë se përcaktimi i fituesve do të bëhet në mënyrë elektronike. Në një sistem do hidhen mesataret dhe notat e secilit kandidatë dhe do bashkohen me kriteret që kanë vendosur universitetet.

"Këto dy informacione do të ballafaqohen në një sistem elektronik i cili do të bëj përzgjedhjen automatike të tyre, do i çohet institucionet e Arsimit të Larte një listë e fituesve të quajtur kështu, për secilin program të përzgjedhur nga vetë maturantët dhe në fund do te kemi regjistrimin nga vete Institucioni i Arsimit të Lartë."-thotë Plarent Ndreca

Maturantët do të kenë mundësi të zgjedhin deri në 10 degë dhe më pas do regjistrohen vetëm në 1.

"Maturantet kanë të drejte të zgjedhin deri në 10 program studimi, pra kanë të drejtë të aplikojnë deri në 10 program studimi dhe do të jenë vetë ata referuar renditjes së tyre dhe duke iu referuar rezultateve të tyre në arsimin e mesëm do të përcaktojë së në cilin program përfundimisht do të regjistrohen"-shprehet Ndreca për Report TV

Për sa i përket mesatres dysheme, Ndreca thotë se poshtë mesatares 6 nuk mund të aplikohet në Universitet.

"Kriteri minimal që është parashikuar nga ligji i arsimit të lartë që është nota mesatare 6 është vendosur dhe të mërkurën që vjen këshilli i ministrave merr vendimin përfundimtar për të."-thotë Ndreca

Maturantët do të plotësojnë një formular, ku do përzgjedhin degët. Ndërkohë në datën 4 qershor do të nisin provimet e maturës, të cilat do shërbejnë për të marrë diplomën e shkollës së mesme.

Share This Video


Download

  
Report form