Nisi dita e dytë e punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në fjalën e saj të hapjes ministrja Kodheli u shpreh se vendi dhe rajoni ka ende shumë sfida përpara.
Duke folur për sigurinë në kufijtë e NATO-s, ministrja Kodheli përsëriti qëndrimin e vendit tonë se aneksimi i Krimesë nga Rusia ishte i paligjshëm. Ajo dënoi aktivitetin e vazhdueshëm të Rusisë të ushtruar përreth zonës në Ukrainë, kërcënimet dhe retorikën e saj kundër NATO-s.
Sa i përket situatës në Lindjen e Mesme, ministrja Kodheli ?Pranverën arabe? e cilësoi si ?Dimër arab.? ?E keqja ka gjetur burimin e saj në një vend pjellor, e cila u shfaq dhe u rrit me një dhunë ekstreme. I ashtuquajturi ?Shteti Islamik" (Daesh) dhe grupe të tjera terroriste, të frymëzuar nga fenomeni i luftëtarëve të huaj në të gjithë botën, janë një kërcënim real jo vetëm për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, por edhe për shoqëritë tona. Gjithashtu ngjarjet tragjike në Ankara, Paris, Bruksel dhe në vende të tjera, janë një mesazh i qartë për qëllimin që ata kanë.? ? tha ajo.
Ministrja Kodheli vuri theksin te rajonet që mund të preken lehtësisht nga krizat dhe trazirat ndërkombëtare, një prej të cilëve sipas saj është edhe ky i yni. ?Ballkani Perëndimor është relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme, por është i ndikuar kryesisht nga paratë dhe ideologjia e Moskës dhe fundamentalizmit. Ky rajon është udhëkryqi i cili bashkon Lindjen me Jugun, dhe ku janë të pranishme kërcënimet dhe sfidat e sotme.? ? tha ministrja Kodheli, e cila shprehu pikëpamjet e saj për parandalimin e këtij rreziku.