Report TV - Familja Djaloshi mbetet në burg i biri merr autorësinë, ja dëshmia

Report TV 2016-05-29

Views 1

Dy muaj pas vrasjes së të atit Alban Djaloshi nga Manza pranon autorësinë e krimit ndërsa në burg së bashku me Albanin është lënë dhe nëna e tij Bardha Djaloshi për mos kallëzim krimi.

Për prokurorinë e Durrësit këta tre shtetas janë përgjegjës për vrasjen e kryefamiljarit të familjes Djaloshi, Mirosh Djaloshi. Krimin e ka pranuar Alban Djaloshi por për gjykatën në burg duhet të qëndrojnë Bardha Djaloshi për moskallëzim krimi, Alban Djaloshi djali i madh i viktimës si autor i vrasjes dhe vëllai tjetër po për mos kallëzim të krimit.

Ish kryeplaku i Manzës Mirosh Djaloshi u vra dy muaj më ndërsa asokohe familjarët e tij deklarun se krimin duhet ta zbardhe policia pasi ata skishin asnjë konflikt. Pas hetimeve disa javore u zbulua se krimi është kryer në banesën Djaloshi dhe më pas Albani në bahskëpunim me nënën e tij e kish fshehur dhe pse dyshimet ishin për një konflikt familjar.

Shkak mendohet të kenë qenë raportet e tensionuar për shkak se Miroshi konsumonte alkool dhe kishte debate me djemtë për shkak të sjelljes së tyre jo të denjë dhe përfshirjes në disa krime në zonë përfshi dhe vjedhjen e shkollës së fshatit.

Më i vogli i familjes Flavio Djaloshi është lënë me masë sigurie arrest në shtëpi ndërsa pritet që ky krim ti kalojë për kompetencë krimeve të rënda nën akuzën e vrasjes për shkak të mardhënieve familjare.

Ka mjaftuar një fjalë ofenduese që Miroshi i ka thënë të birit orët e para të mëngjesit ?Cbën ore hajdut i m?, që ky i fundit të përleshet me të atin me drunjë e sfurk deri sa Miroshi të humbte jetën. Kjo vrasje është zbuluar orët e para të mëngjezit por familja Djaloshi deri në zbulimin nga prokuroria nuk e tregoi këtë krim.

Pas ceremonesë mortore Arbani me të ëmën janë vënë nën përgjim ku nga bisedat e survejuara kanë rezultuar dyshime të arsyeshme se ata fshihnin krimin deri sa çdo gjë u pranua nga djali i madh i familjes Djaloshi.

Share This Video


Download

  
Report form