Formularët e vetëdeklarimit janë kthyer në një lojë të vertetë fjalësh mes dy forcave më të mëdha politike në vend.Mesditën e kësaj të diele Olta Xhaçka nga selia rozë i ka kërkuar demokratëve të japin llogari për zyrtarët e deputetët e tyre që rezultojnë me precedent të mëparshëm penal.
Ajo tha se 19 kriminelët që PD tha se janë të socialistëve rezultojnë të jenë demokratë si Noka, Ristani e Zeneli.
"Për muaj me radhë, Lulzim Basha e Sali Berisha hodhën baltë e akuzuan mazhorancën se paska patur 19 kriminelë në grupin e saj parlamentar, por tani që u bënë deklarimet, jo vetëm që 19 kriminelët dolën imagjinarë, por rezulton se të dënuarit me burg janë në radhët e Partisë Demokratike.Lulzim Basha e Sali Berisha, të dy bashkë, nuk thonë asnjë fjalë.Nuk guxojnë të flasin as për Flamur Nokën që ka bërë deklarim të rremë duke u bërë subjekt i ligjit të dekriminalizimit, as për Alban Zenelin, deputetin e dënuar dy herë me burgim, e as për Arben Ristanin, sekretarin e tyre të përgjithshëm i cili rezulton i dënuar me të paktën 5 muaj burg për veprime antikushtetuese."
Nga ana tjetër reagon Partia Demokratike e cila e ka ironizuar Oltën kur e quajti nusen e Partisë, dhe tha se PS- vë shenjën e barazimit mes veprave të rënda kriminale dhe krimeve çnjerëzore të banditëve të rilindjes.