Report TV - Sukth,16 vjeçarja e zhdukur letër: Ika me të dashurin e Facebook-ut

Report TV 2016-05-29

Views 3

Një histori dashurie e nisur në rrjetin social facebook dyshohet se qëndronë pas largimit pa lënë gjurmë nga banesa në Sukth të Durrësit të 16 vjeçares Gazia Kazija.
Familja me origjinë nga Dibra por me banim në Sukth të Durrësit ka denoncuar më 17 Maj mungesën e 16 vjeçares në banesë.

Nga hetimet e deritanishme burime për ReportTV nga sektori i krimeve ndaj jetës në policinë e Durrësit sqaruan se nuk bëhet fjalë për një pengmarrje apo rrëmbim të të miturës, por gjitchka ajo e ka kryer me dëshirën e saj.

Rezulton se ajo është larguar me shënimin lënë në familje, ?Po largohem me të dashurin që njoha në FB?. Aktualisht grupi hetimorë ka zhbllokuar facebookun e të resë dhe po verifikon mesazhet që 16 vjeçarja ka shkëmbyer me të panjohur.

Djali me të cilin është larguar Kazija dyshohet se është nga një qytet tjetër i Shqipërisë dhe kjo ka bërë që alarmi uniformave blu të jetë jo i pakët pasi nuk përjashtohet pista e një trafikimi pë qëllime shfrytëzimi apo dërgimi jashtë vendit.

Në më shumë se 10 ditë hetimet dhe kontrolle të policisë e prokurorisë së krimeve të rënda rezulton se Kazija ndodhet brenda territorit shqiptar dhe shkak për këtë largim dyshohet se kanë qenë raportet e tensionuara që ajo kishte me të ëmën pasi babai ishte emigrant në Greqi.

Largimi i saj dyshohet se është bërë më një taksi tashmë të identifikuar, dhe menjëherë pas këtij lajmi babai i Gazijes mbërritur nga Greqia ka ardhur në fshat duke dhunuar taksixhiun.Për këtë ai është proceduar penalisht nga policia, por prej 3 ditësh ai nuk gjendet në shtëpi dhe policia pas këtyre ngjarjeve është në kërkim të Gazije e Destan Kazijës.

16-vjeçarja Gazie Kazija, që është nxënësve e vitit të parë në Gjimnazin e Sukthit nuk ka komunikuar fare me familjen.

Share This Video


Download

  
Report form