Një konfikt me thika i ka marrë jetën një 55-vjeçari sot rreth orës 10:20 në rrugën ''Llambi Bonata'' në Tiranë.
Luan Koprenska është plagosur rëndë gjatë përleshjes me dy persona të tjerë, por pas dërgimit në spital ka ndërruar jetë.
Sipas Policisë viktima është qëlluar i ulur në një lokal pranë një shkolle të mesme në Kombinat. Policia ka identifikuar autorët e kësaj ngjarje dhe ka shpallur në kërkim Vladimir Islamin e Alban Hykën.
Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes së 55-vjeçarit.