Report TV - Meta takon Gjukanoviç:Mbështesim anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Report TV 2016-05-30

Views 3

Shqipëria do të jetë vendi i parë që në Parlament do të ratifikojë anëtarësimine Malit të Zi në aleancën Atlantikut të Veirut.

Garancia që është dhënë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë një pritje që pati me Kryeministrin e Malit të Zi Milo Gjukanovic. Pas firmosjes së protokollit të anëtarsimit mes Misnitrave të jashtëm të NATO-s për Malin e Zi, mbështetja në këtë rrugë vjen së pari nga Shqipëria.

Kreu i qeveirsë Malazezë duke i konsideruar marrëdhniet model ato mes Shqiëprisë dhe vendit të tij, tha se ato duhet të jenë shembull për rajonin.

Palët në këtë takim u informuan prej Ambasadorit të Malit të Zi në Shqipëri, mbi debatet e fundit rreth përdorimit të disa përkufizimeve shqetësuese në fjalorin e gjuhës malazeze nga ana e Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, ku u nda bindja e përbashkët e terminologjitë e përdorura shkojnë ndesh me karakterin autokton të shqiptarëve të Malit të Zi.

Gjatë takimit, Meta dhe Gjukanoviç ndanë bindjen se të drejtat e pakicave janë një vlerë e shtuar për çdo vend të rajonit, ashtu si në të gjithë vendet anëtare të NATO-s. takimi me Kryeminsitrin e Malit të Zi u zhvillua në kuadër të Sesionit Plenar të Pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që u mbajt këto ditë në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form