http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite para përurimit te këndit me te madh te lojërave, kryetari Erion Veliaj, inspekton punimet e fundit ne Parkun e Liqenit. Ne 1 qershor, ne orën 10:00, këndi do te hapet per fëmijët dhe lojërat, do te jene falas. Pavarësisht debateve qe shkaktoi ky projekt, kryetari Veliaj beri apel per bashkëpunim mes palëve, ne te mire te Tiranës. Pas inspektimit te parkut te lojërave, me një sipërfaqe prej 4 mije metrash katror, Veliaj ka pare nga afër punimet, qe po bëhen ne hapësirën midis Korpusit te Universitetit dhe Gardës se Republikës. Krahas ndriçimit, ambienteve çlodhëse, ne këtë zone janë mbjelle rreth 200 qershi japoneze, investim i qeverise japoneze. Veliaj deklaroi se projektet për ngritjen e këndeve te lojërave dhe hapësirave çlodhëse, po realizohen edhe ne lagjet e kryeqytetit. - See more at: http://vizionplus.al/veliaj-inspekton-kendin-e-lojerave/#sthash.YkasQy7U.dpuf