Idrizi: I thuaj Kotzias të çojmë një autobus me 50 pleq çamë të shohin vendlindjen

Ora News Lajme 2016-06-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vizita e Ministrit të Jashtëm grek të hënën e javës së ardhshme ka sjellë debate mes kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe kreut të diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati
Idrizi i kërkoi një diplomaci më guximtare në raport me Greqinë për heqjen ligjit të luftës dhe trajtimin e çështjes çame dhe për këtë i rekomandoi Bushatit tu referohet figurave si Fan Noli apo Medi Frashëri.
Për kreun e PDIU është emergjente ezaurimi i shportës së problemeve të Luftës së Dytë Botërore me Greqinë.Idrizi i kërkoi Bushatit ta ftojë në aktivitetin ku do jetë i pranishëm Kotzias.
Idrizi: Do kisha kënaqësi që të isha dhe unë i ftuar dhe si deputet dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe aty të kishim mundësi të thonim dhe ne mendimin tonë se jam i bindur që zoti Kotzias është i keqinformuar dhe për personin tim dhe për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Vetëm unë nuk ngjaj as si njeri i shportës së Luftës së Dytë Botërore. Normalisht duke mos u njohur më duhet ti kujtoj që nazistët dhe fashistët i ka në parlamentin grek, e kam fjalën për Agimin e Artë.
Nuk mungoi dhe një propozim konkret.
Idrizi: A mundet dot ti thoni homologut tuaj ditën e hënë që të organizojmë një autobus me 50 pleq në limit të moshës që kanë gjithë jetën që presin që të shkojnë të shohin dhe njëherë vatrat e tyre.
Ministri Bushati iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Idrizit në aktivitet. Ai nënvizoi se nuk kanë asnjë diferencë sa i përket përqasjes për çështjen çame.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/vizita-e-ministrit-grek-idrizi-kerkon-me-shume-guxim-nga-diplomacia/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS