Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata Administrative e ka cilësuar të paligjshme proçedurën e ndjekur për shkarkimin nga detyra të Ardian Fullanit si Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe ka vendosur ta dëmshpërblejë me pagën e 12 muajve. Ndërkohë ka rrezuar kërkesat e tjera për rikthimin në detyrë dhe dëmin moral të shkaktuar.
Gjykata Administrative ka pranuar pjesërisht padinë e ish-Guveratorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.
Pas disa seancash gjyqësore, gjyqtari Besard Kaçini, ndonëse e ka cilësuar të pavlefshëm procedurën e shkarkimit të Fullanit, vendosi të rrëzojë kërkesën e tij për rikthim në detyrë, apo dëmshpërblimin për dëmin e shkaktuar duke pranuar vetëm përfitimin e pagës si Guvernator për 12 muaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/administrativja-rrezon-fullanin-per-rikthimin-ne-krye-te-bsh-padia-jashte-afateve/