Report TV - Kapen me armë e municione në makinë, arrestohen 4 vlonjatë

Report TV 2016-06-03

Views 3

Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona për prodhim dhe mbajtje armësh luftarake dhe municioni pa leje. Viktor Durmishaj, 49 vjeç, Rilind Kutelaj, 29 vjeç., Xhovalin Hodo, 23 vjeç dhe Denald Hoxhaj, 21 vjeç janë vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar "Oriku"

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi në automjetin tip "Audi" me targë AA124FZ, drejtuar nga shtetasi Rilind Kutelaj, duke udhëtuar në aksin rrugor nga fshati Dukat në drejtim të Orikumit, janë kapur në flagrancë buzë detit pranë vendit të quajtur "Pashaliman", duke poseduar me vete 1 armë zjarri "Pistoletë model 57" bashkë me 5 fishekë (i"u gjet në brez drejtuesit të mjetit), si dhe brenda në automjet është gjetur 1 armë zjarri tjetër "Automatik model 56, bashkë me 5 fishekë, nën shoqërinë e shtetasve të tjerë të arrestuar.

Gjithashtu, shtetasi Denald Hoxhaj, akuzohet edhe për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe asgjësuar disa bimë narkotike "Cannabis sattiva" me lartësi 160 cm.

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 1 automjet tip "Audi" me targë AA124FZ,
- 1 armë zjarri "Automatik model 56",
- 1 armë zjarri "Pistoletë model 57",
- 2 krehëra,
- 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
- 5 aparatë celularë.

Share This Video


Download

  
Report form