Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Elbasan, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk është vënë në lëvizje për të mos lejuar tregtimin e produkteve të ndryshme të bulmetit, peshkut, apo ato me origjinë shtazore, pavarësisht se shiten rëndom gjatë ditës.
Këto pamjet i përkasin tregut të vetëm të qytetit të Elbasanit, ku shihet qartë se tregtohen produkte ushqimore ngjitur me vendgrumbullimin e mbeturinave. Siç shihet peshku shitet i ekspozuar në diell i ambalazhuar me material plastik, jashtë çdo lloj standardi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tregjet-jashte-standardeve-qytetaret-aku-nuk-ushtron-asnje-lloj-kontroll/