“Miss Universe 2016″, fiton Linda Idrizi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-03

Views 19

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Spektakli plot surpriza, sharm, bukuri dhe perfomanca nga artistët më në zë të momentit, ?Miss Universe Albania?, është finalizuar në Vizion Plus me kurorëzimin e Linda Idrizit. Anisa Kospiri, bukuroshja që hyri në dhjetëshen e vajzave më të bukura në botë 15 vite më pare, në Miss Unisverse, ka kurorëzuar vajzën nga Elbasani, Linda Idrizin. Ethet e konkurrimit kanë pushtuar 25 vajzat konkurrente, pasi në këtë event ?Miss Universe Albania? nuk ishte i vetmi çmim. Producentja Holta Dulaku, pjesë e jurisë është ngjitur në skenë për të kurorëzuar një tjetër bukuroshe, Andrra Kovaçin. Andrra nis kështu rrugëtimin e saj për në Miss World, një tjetër kompeticion i rëndësishëm bukurie në botë. Përveç dy fitueseve kryesore gjate mbrëmjes u shpërndanë edhe disa çmime te tjera. Kështu Miss eleganca u shpall Arvenita Morina, Miss buzëqeshja - Erlinda Deda dhe Miss bikini - Adea Mehmetaj. Spektakli i madh i Miss Universe ka mbledhur në tapetin e kuq jo vetëm 25 bukuroshet, të cilat i keni njohur në takimet e të dielave në ekranin e Vizion Plus, por edhe emra të njohur të botës së spektaklit në Shqipëri. - See more at: http://vizionplus.al/miss-univers-2016-linda-idrizi/#sthash.l2YISE3e.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form