Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prishtina, mirëpriti mbledhjen e tretë të përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, që kishin ne thelb bashkëpunimin ekonomik, dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët.
Rama: Hapat e mëtejshëm që po hedhim për të krijuar një pikë doganore të Kosovës në portin e Durrësit, për të harmonizuar akcizat, unifikuar çmimin e referencave për transportet dhe për të krijuar korridorin e gjelbër për produktet sezonale bujqësore, pa dyshim do t?i japin një hov të ri bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve tona. Shpallja e liqenit të Fierzës si zonë e mbrojtur e interesit të përbashkët përbën hapin e parë drejt zhvillimit konkret të një platforme turistike ndërkufitare.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/kosova-pike-doganore-ne-portin-e-durresit-rama-marreveshjet-per-hetim-doganor-dhe-tatimor/