Report TV - Vrau vëllain, autori i penduar: U zumë pasi mbolli tokat me drogë

Report TV 2016-06-03

Views 2

Një ditë pas krimit të rëndë të ndodhur në Valias të Kamzës, ku Afrim Kallari 43 vjeç, vrau me armë gjahu çifte, vëllain e tij Elmir Kallari 36 vjeç, Report Tv, zbardh dëshminë e plotë të dhënë nga Afrim Kallari në Polici.

"Unë punoj zjarrfikës në stacionin e Kombinatit, por nuk isha në punë. Shkova te vendi i ngjarjes, se po ndërroja kunatin që ishte roje aty. Më parë ishim grindur për hashashin që donte të mbillte ai me nënën në shtëpi, pasi kishin vënë kubikët. Unë nuk doja të mbilleshin, pasi kisha frikë se më hiqnin nga puna. Dhe kur shkova unë aty u grindëm sërish, pasi nëna donte të kulloste lopët dhe ai nuk e la pasi thoshte se nuk e linin që të funsin bagëti brenda stallave. Nëna dërgoi vajzën 10 vjeçe dhe më thirri mua që isha aty afër në anën tjetër të stallave. Sa shkova me makinën time ?Pezho?, nisëm të grindeshim për lopën, por pastaj vazhduam sërish për drogën. U bënë shumë gjëra dhe qëllova një herë në ajër, e më pas qëllova drejt Elmirit, disa herë. Ai vdiq në vend dhe më pas pashë se ishte plagosur edhe nëna ime", mësohet të jetë shprehur në Polici autori i vrasjes Afrim Kallari.

Share This Video


Download

  
Report form