Ora News – Kërkohet verifikim i Artur Bushit nga KQZ, letër-porosi për Rroshin në Gjermani-Itali

Ora News Lajme 2016-06-04

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Artur Bushi është kryebashkiaku i dytë pas Elvis Rroshit, për të cilin struktura për Dekriminalizim në Prokurorinë e Përgjithshme, i kërkon Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të kryejë verifikimin paraprakë të formularit, dhe më pas t?ia përcjellë Prokurorisë. Kjo kërkesë vjen pas informacioneve të ardhura në këtë strukturë së Bushi, mund të jetë dënuar në Itali për të cilat do të kryhen hetime. Për kryebashkiakun e Kavajës, Prokuroria sqaron se do vijojë hetimet duke kërkuar infomacion në dy shtete, ndërsa në lidhje me kallzimin e bërë për deputetin Flamur Noka do të kërkohen të dhëna shtesë, pasi dokumenti i cili është bashkangjitur kallzimit nuk përbën provë.
Pas Elvis Rroshit, Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KQZ-së të kryejë verifikimin paraprak edhe për një tjetër Kryebashkiak.
Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi, i cili sipas informacioneve të ardhura nga institucionet ligjzbatuese jashtë Shqipërisë, ka dyshime se është dënuar kryesisht në Itali.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-i-kerkon-kqz-te-verifikoje-formularin-e-vetedeklarimit-te-artur-bushit/

Share This Video


Download

  
Report form