Report TV - Propozimi i Berishës për bllokim të reformës e kapjen e drejtësisë

Report TV 2016-06-04

Views 0

Pas bisedës telefonike me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Viktoria Nuland i ka telefonuar dhe ish kryeministrit Berisha ku në qendër bisedës ka qenë reforma në drejtësi. Ajo ka kërkuar që tryeza Rama ? Basha të shërbejë për dakordësinë për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Sipas zyrës së tij të shtypit, Berisha beson se kompromisi është plotësisht i mundshëm nëse qeveria dëshiron reformën.

?Kërkesa e opozitës për vende të rezervuara është një kërkesë anti-kapje, bazohet plotësisht ne rekomandimet ndërkombëtare dhe qeveria nuk ka asnjë arsye të mos e pranojë?.

Më tej Berisha propozon që partitë politike duhet të emërojnë anëtarët e këshillit të lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pra vendet në këto këshilla të jenë të rezervuara për partitë politike. E para kjo i bie të jetë status quo, sistem drejtësie nën kontrollin e partive. Dhe është totalisht në kundërshtim me draftin e paraqitur nga ekspertët e BE dhe SHBA.

Share This Video


Download

  
Report form