http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave ka përfunduar paketën e re, e cila do të lehtësojë 60 procedura për biznesin. Në një intervistë për Vizion Plus, zv/Ministrja e Financave Irena Beqiraj, thotë se këto ndryshime janë në përputhje me fazën e dytë të aksionit kundër informalitetit, i cili pas regjistrimit të ndërmarrjeve, synon përmirësimin e komunikimit me sipërmarrësit. Beqiraj thotë se kjo paketë ligjore, e cila do të shkojë për miratim në kuvend, nuk ka të ndryshuara nenet e ligjit të procedurave tatimore që rrëzoi Gjykata Kushtetuese.Lidhur me kritikat që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë adiministratës tatimore, Beqiraj sqaron se është duke u punuar që të përmirësohet sjellja me biznesin.Lidhur me raportin e klimës së biznesit të publikuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, Beqiraj thotë se 2015-ta ka qënë një vit reformash dhe ato ndonjëherë janë të dhimbshme për biznesin dhe kanë kosto politike për qeverinë, por duhen bërë. Për të pozitive është perceptimi që pritet të ketë një përmirësim të këtij indeksi në 2016-ën. - See more at: http://vizionplus.al/thjeshtohen-60-procedura-per-biznesin/#sthash.kSZnRB77.dpuf