http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryediplomati grek Nikos Kocias hodhi poshtë çdo pretendim të Tiranës zyrtare për Çështjen Çame. Qëndrimin e tij ai e bëri publik gjatë konferencës për shtyp me homologun Ditmir Bushati, pak pasi ishte përballur me protestën e një grupi çamësh, para Ministrisë së Jashtme. I pyetur se pse Greqia nuk e heq ligjin e luftës, Kocias nuk ka një përgjigje të drejtpërdrejtë, por theksoi se dy vendet nuk janë në konflikt. Ndërsa ministri Bushati theksoi se marrëdhëniet janë komplekse. Palët kanë lexime të ndryshme për Çështjen Çame, por ato duhet të diskutojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet në dritën e një drejtësie të munguar. Shefi i diplomacise greke ndodhet në tiranë për një vizitë dyditore, gjatë së cilës ai takohet me presidentin Nishani, kryeministrin Rama si dhe me liderin e opozitës Basha. - See more at: http://vizionplus.al/kotzias-refuzon-ceshtjen-came-ne-tirane/#sthash.x0XHmeEh.dpuf