Ministri i jashtëm grek ka mbërritur në ambjentet e Ministrisë së Jashtme nga dera e pasme e godinës për shkak të protestës që shoqata "Çamëria" po zhvillon tek ministria.
Shoqata Çamëria ka nisur protestën e paralajmëruar që në orët e para të mëngjesit, me pankartat "Hiqni ligjin e luftës", Çamëria nëna jonë"Dhjetra përfaqësues të shoqatës me në krye kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizin apo dhe deputeten Doda po protestojnë në mbrojtje të kauzës së tyre atë çame e cila pritet të jetë pjesë e diskutimit mes Bushatit dhe ministrit grek edhe pas deklaratave të kryeminsitrit Rama dy ditë më parë dhe kundërshtisë së Athinës zyrtare.
Protestuesit bllokuan të dy anët e trotuarit të MPJ dhe në krah të lumit Lana dhe në një moment pak para mbërritjes së Kotzias në Tiranë janë përplasur me policinë për shkak se kishin bllokuar lëvizjen e automjeteve. Deputetët Idrizi e Doda janë përplasur me forcat e rendit por kjo nuk i ka penguar ata që të mblidhen edhe para hyrjes kryesore të ministrisë për të thënë fjalën e tyre.
Minsitri Bushati tentoi të qetësonte situatën duke dalë së bashku me dy këshilltarët e tij para protestuesve por mesa duket kjo ka krijuar më tepër tension mes shoqatës 'çamëria' e për këtë arsye ai ka mundur të komunikojë vetëm pak minuta me kreun e PDIU-së Idrizi dhe është larguar në pritje të ministrit Kotzias.
Më herët Idri tha në një prononcim për mediat se është fyerje për të gjithë shqiptarët të thuhet se Çamëria nuk ekziston.