http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy kundërshtarët kryesore politikë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe kreun i opozitës Lulzim Basha, janë takuar pasditen e së hënës në ambientet e Pallatit të Kongreseve. I përpiktë në orar ishte kreu i qeverisë Rama, ndërkohë që pas rreth 10 minutash mbërriti edhe kryedemokrati Basha. Kamerat u lejuan vetëm për pak momente për të marrë pamjet e para të takimit, i cili konsiderohet si tepër deciziv për fatin e reformës në drejtësi.Rama ishte i shoqëruar nga kreu i Komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj dhe drejtuesi i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili. Ndërkohë që Basha në takim u prezantua me nënkryetarin e dy komisioneve Ad hoc të reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore Oerd Bylykbashi dhe kreun e grupit parlamentar Edi Paloka. Para nisjes se këtij takimi, opozita ka bërë të qartë se është në favor të reformës në drejtësi, por me kushte. Për PD-në vetëm përmes një procesi të lirë zgjedhjesh, që vjen nga votimi dhe numërimi elektronik, mund të bëhen zgjedhjet dhe zgjidhjet e duhura. Po ashtu, PD nuk lëviz nga kërkesa për thjeshtësim të ngrehinës së sistemit të drejtësisë, si dhe qasjen e saj ndaj personave, të cilët do të bëhen pjesë e institucioneve përmes formulës së ?vendeve të rezervuara?, sipas të cilës anëtarësia do të përzgjidhet 2 nga mazhoranca, 2 nga opozita e i pesti nga shoqëria civile. Përballë këtyre kushteve, mazhoranca ka dhënë sinjalet e para të kompromisit: Ajo ka pranuar kërkesën për votimin me 94 vota për anëtaret e institucioneve të drejtësisë, porse nuk pranon ndryshime të ngrehinës së institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë. - See more at: http://vizionplus.al/lu-ne-zyren-e-bashes-e-te-berishes-per-reformen/#sthash.D58KYmuV.dpuf